E bujshme: Zbulohet lidhja e ish-fituesit të Big Brother VIP me një milionere

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.

Behet fjalë për Lumbardh Salihun, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova 2”, për të cilin raportohet se është në një lidhje të re dashurie.

Prej kohësh, Lumbardhi ka ndryshuar edhe mënyrën se si shfaqet në rrjetet sociale, duke ndarë më shumë momente nga udhëtimet, aktiviteti fizik, natyra dhe përditshmëria e tij. Por pas disa prej këtyre udhëtimeve duket se qëndron edhe një person i rëndësishëm në jetën e tij.

Sipas “Prive By LS”, Lumbardhi është në një lidhje me një sipërmarrëse austriake, disa vite më të madhe se ai në moshë. E njëjta media raporton se partnerja e tij është milionere dhe qëndron pas disa bizneseve të suksesshme në Austri.

Madje, sipas raportimit, ajo ka publikuar në rrjetet sociale edhe fotografi nga pushimet që kanë kaluar së bashku, por është treguar e kujdesshme që Lumbardhi të mos dallohet qartë në to.

Identiteti i partneres së tij nuk është bërë publik, ndërsa edhe vetë Lumbardhi nuk ka reaguar deri tani për të konfirmuar apo komentuar raportimet.

Pas vëmendjes së madhe që mori jeta e tij sentimentale gjatë dhe pas “Big Brother VIP Kosova”, këtë herë Salihu duket se ka zgjedhur një qasje shumë më private, duke e mbajtur lidhjen e re larg ekspozimit në rrjetet sociale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*