Goditje e fortë për banorët e BBVK 5! Vëllai i Madh merr vendimin e papritur

Një tjetër penalizim i rëndë ka goditur banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”, duke sjellë një ulje të konsiderueshme të çmimit të madh që do të marrë fituesi.

Gongu ka rënë sërish brenda shtëpisë, pasi disa konkurrentë kanë shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e formatit, duke hequr apo edhe hedhur mikrofonat personalë.

Për shkak të këtyre veprimeve, produksioni ka vendosur të zbresë edhe 15 mijë euro të tjera nga fondi i çmimit të madh.

Kujtojmë se edicioni i pestë nisi me një çmim prej 200 mijë eurosh, por penalizimet e mëparshme e kishin ulur shumën në 190 mijë euro.

Me vendimin e fundit, çmimi i madh ka zbritur në 175 mijë euro, që do të thotë se banorët kanë humbur gjithsej 25 mijë euro nga shuma fillestare.

Mbetet për t’u parë nëse ky penalizim do t’i bëjë konkurrentët më të kujdesshëm me respektimin e rregullave apo nëse çmimi i madh do të pësojë të tjera ulje gjatë spektaklit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*