Butrint Imeri dhe aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, kanë tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, pas një ndërveprimi publik që ka nxitur diskutime rreth raportit të tyre.
Aktorja ka publikuar një fotografi në Instagram, ku mes komenteve është shfaqur edhe këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, i cili ka lënë një emoji. Su Burcu nuk ka hezituar t’i përgjigjet me një emoji të buzëqeshur.
Ky ndërveprim vjen pas disa detajeve të tjera që kanë shtuar dyshimet për një romancë mes tyre. Kohë më parë, aktorja kishte publikuar një video në Instagram, ku vëmendje mori dora e një mashkulli, që për shkak të tatuazheve u dyshua se ishte Butrinti.
Kujtojmë se dyshja për një periudhë nuk ndiqeshin në Instagram, ndërsa më vonë rikthyen ndjekjen e njëri-tjetrit, duke nxitur sërish interesimin e publikut.
Ndërkohë, në një intervistë të publikuar së fundmi, Su Burcu kishte deklaruar se nuk ishte në një lidhje. Megjithatë, intervista ishte xhiruar gjatë periudhës kur ajo dhe Butrinti nuk ndiqeshin në rrjetet sociale.
Tashmë, komentet e shkëmbyera publikisht janë një tjetër detaj që ka rikthyer vëmendjen te dyshja, ndonëse as Butrinti dhe as Su Burcu nuk kanë konfirmuar një lidhje romantike mes tyre. /Prive By LS/



Leave a Reply