Ludo dhe Londrimi në Milano – afër dhe larg

Një detaj interesant ka tërhequr vëmendjen nga Milano Fashion Week, ku dy ish banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj dhe Ludo Lee, janë parë në të njëjtin event.

Të dy kanë publikuar pamje nga sfilata e Philipp Plein, duke bërë që në rrjet të lindë menjëherë pyetja nëse mes tyre kishte pasur edhe një takim.

Por, siç mëson Prive By LS, prania e Londrimit dhe Ludos në të njëjtin vend ka qenë krejtësisht e rastësishme. Burime të Prive By LS bëjnë të ditur se dyshja nuk është takuar dhe nuk ka pasur ndonjë kontakt mes tyre gjatë eventit.

Detaji merr vëmendje edhe për shkak të historisë së tyre në Big Brother VIP Kosova 4, ku Londrimi u shpall fitues, ndërsa Ludo përfundoi në vendin e tretë.

Milano Fashion Week po zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator, me mbi 200 sfilata, prezantime dhe evente në program.

Pra, këtë herë, dy ish banorët i bashkoi i njëjti event në Milano, por jo një takim mes tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*