Gëzim i madh në familjen e këngëtares së njohur Afërdita Demaku, e cila është bërë gjyshe për herë të parë.
Vajza e saj, këngëtarja Dona Janova, dhe partneri i saj, Florjani, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Dona përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar fotografi të ëmbla familjare me të porsalindurin, duke zbuluar edhe emrin e tij.
“Mirë se erdhe në jetën tonë, Kian! Të duam pafund, vogëlushi ynë!”, ka shkruar këngëtarja, duke bërë të ditur se djali ka ardhur në jetë më 19 nëntor.
Kujtojmë se Dona kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta bërë publike shtatzëninë. Përmes këngës së saj “Dhurata më e bukur”, ajo kishte zbuluar se ishte në pritje të ëmbël, duke ndarë me publikun një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj.
Tashmë, ajo dhe Florjani kanë nisur një kapitull të ri si prindër, ndërsa për Afërdita Demakun ardhja në jetë e nipit shënon një tjetër moment të veçantë familjar. /Prive By LS/


Leave a Reply