Ana Ejupi, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Kevini së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Ana ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet me barkun e zbuluar gjatë një daljeje në fushë.
Në fotografinë e publikuar, ajo tregon barkun e rrumbullakosur dhe duket në formë të mirë gjatë shtatzënisë, shkruan “Kosovarja”.
Çifti po e pret kështu ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, ndërsa Ana vazhdon të ndajë momente nga kjo periudhë me ndjekësit e saj.

Leave a Reply