Përfundon martesa shtatë vjeçare e aktores turke? Ja çka po ndodh mes tyre

Sipas raportimeve të fundit nga mediat e magazinës në Turqi, kriza mes aktores Deniz Baysal dhe muzikantit Barış Yurtçu (vokalisti i grupit “Kolpa”) duket se ka nisur për shkak të tempit të lartë të punës dhe angazhimeve të tyre të ngjeshura profesionale.

Dyshimet e para të ndjekësve lindën pasi çifti, i cili u martua në vitin 2019 dhe njihej si një nga më shembullorët në Turqi, ka kohë që nuk shfaqet bashkë në publik apo në rrjetet sociale. Së fundmi, mungesa e Barış në një organizim të rëndësishëm ku morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë të aktores, i bëri të gjithë të dyshojnë se ata tashmë jetojnë të ndarë.

Ajo që i vuri “benzinë zjarrit” dhe i ktheu thashethemet në kryelajm, ishte një video me një mesazh mjaft të koduar që Barış Yurtçu ndau në profilin e tij. Në të flitej për zhgënjimin në dashuri:

“Herët a vonë, kushdo mund të përballet me faktin që nuk e duan, por të mendosh se të duan (kur nuk është ashtu), kjo është e tmerrshme. Të besosh dikë, të mbështetesh tek ai dhe kur ai tërhiqet, ti rrëzohesh… Një rënie e tillë e çon në fund edhe më të fortin”.

Ky postim u interpretua menjëherë nga mediat dhe fansat si një thumbim i hapur dhe i drejtpërdrejtë ndaj aktores.

Përveç kësaj, mediat turke kujtojnë se çifti ka pasur edhe më herët mendime të ndryshme sa i përket zgjerimit të familjes. Në intervistat e fundit që dhanë së bashku për gazetarët, ata u shprehën të pavendosur për të pasur një fëmijë, ku Barış pranoi publikisht se ai dëshironte të bëhej baba, por vendimi i takonte Denizit, e cila në atë kohë u shpreh se nuk ishte gati.

Megjithatë, përtej të gjitha këtyre detajeve dhe aludimeve për hapjen e gjyqit të divorcit, zyrtarisht nga menaxhmenti apo vetë artistët nuk ka ende asnjë konfirmim. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*