Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, është parë sot t’i bashkohet protestës së studentëve në kryeqytet sëbashku me gazetarin Bledi Salaj.
E veshur në mënyrë sportive ,me xhup të zi pa mëngë dhe syze dielli ,artistja zbriti vetë në shesh për të biseduar nga afër me të rinjtë dhe pjesëmarrësit.
Prania e saj në protestë vjen pas reagimeve të saj të fuqishme në rrjetet sociale në mbështetje të kërkesave studentore.
Në fjalën dhe mesazhet e saj, Gaçe ka ngritur shqetësimin për të ardhmen e rinive në Shqipëri, duke shtruar pyetjen: “Kaq vështirë është të kuptojmë se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu? Kush është përgjegjës?”
Lëvizja e këngetares ka tërhequr vëmendje të madhe nga të pranishmit dhe rrjetet sociale.


Leave a Reply