Fjolla Morina habit me qëndrimin për paratë: Rëndësi ka njeriu, jo ana materiale

Këngëtarja Fjolla Morina ka ndarë një qëndrim të drejtpërdrejtë për raportet me kolegët e saj, duke treguar se paratë nuk janë diçka që e përcakton mënyrën se si ajo i sheh njerëzit.

E pyetur në një intervistë për “Artistët Shqiptarë” nëse ndonjë prej kolegëve i ka borxh para, artistja u shpreh se kjo nuk ka shumë rëndësi për të, edhe në rastet kur një situatë e tillë mund të ketë ndodhur.

“Jo, edhe nëse më ka, nuk ka lidhje. Ka pasur raste, por nuk ka lidhje. Për mua paraja nuk është asgjë”, deklaroi Morina.

Ajo theksoi se për të kanë më shumë vlerë gjestet njerëzore, sinqeriteti dhe koha e kaluar me dikë, sesa aspekti material.

Sipas saj, paratë mund të vijnë e të ikin, ndërsa marrëdhëniet dhe fjala e dhënë kanë rëndësi më të madhe.

“Është njeriu, fjala, biseda, ndeja me ty, një darkë, kjo vlen për mua”, u shpreh këngëtarja.

Në të njëjtën intervistë, Fjolla foli edhe për mënyrën se si i përballon sfidat e jetës.

Ajo tha se nuk ka frikë nga vështirësitë dhe se nuk i ka pëlqyer kurrë kur njerëzit lejojnë që frika t’i pengojë për të ecur përpara.

“Unë nuk kam frikë nga jeta, nga sfidat, nga luftërat, nga gjithçka”, përfundoi Morina.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*