Dasmë në horizont? Videoja e Aurorës dhe Kushtrimit bën xhiron e rrjetit

Aurora dhe Kushtrimi, një nga çiftet më të komentuar që nisën romancën e tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Pas mesnate, dyshja ka pasur një arsye të madhe për të festuar, pasi Kushtrimi po feston ditëlindjen e tij. Për të shënuar këtë ditë të veçantë, shoqëria e tyre e ngushtë u mblodh në një festë plot atmosferë.

Në mesin e të ftuarve nuk mund të mungonin edhe disa nga ish-banorët e tjerë të BBVK4, me të cilët ata ndanë eksperiencën televizive. Londrimi, Labi Haxhiu dhe motra e Aurorës, Suanita ishin pjesë e festës, duke treguar se miqësia e krijuar brenda shtëpisë po vazhdon e fortë edhe jashtë saj. Me të hyrë mesnata, Aurora zgjodhi t’i bëjë një dedikim tejet të ëmbël partnerit të saj, duke i uruar ditëlindjen publikisht.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale është një video që po qarkullon me shpejtësi. Në këto pamje shihet momenti kur Kushtrimi ia vendos shiritin “Bride to be” partneres së tij, Aurorës. Ky detaj ka ngritur menjëherë dyshime dhe kuriozitet tek fansat e çiftit.

Pavarësisht aludimeve të para për një hap të radhës në marrëdhënien e tyre, gjithçka duket se mbetet në kuadrin e një shakaje dhe loje mes miqsh gjatë festës. Çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë propozim, duke e lënë momentin thjesht si një kujtim argëtues nga nata e mbrëmshme. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*