Vetëm apo me burrin? Influencerja shqiptare nxit kureshtjen për hyrjen në BBVK

Influencerja e njohur shqiptare Rita, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram përmes një postimi që lidhet me edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Kosova 5.

Në videon e publikuar në profilin e saj, ajo shfaqet pranë një grafike ku shkruhet “RITA pjesë e BBVK5”.

Përbri saj, ajo ka hapur një diskutim me ndjekësit duke kërkuar mendimin e tyre se si do të preferonin ta shihnin nëse bëhet pjesë e shtëpisë.

“Rita, pjesë e Big Brother VIP Kosova 5, hajde more përhajër, vetëm një dilemë e kam kësaj radhe, a të hy vetë apo me burrin? Hajde çka mendoni ju shkruani në komente?”, shprehet ajo gjatë videos.

Postimi ka nxitur komente të shumta nga ndjekësit, ku një pjesë e konsiderueshme i sugjerojnë të hyjë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

Mbetet për t’u parë nëse ky postim është një paralajmërim për pjesëmarrjen e saj apo thjesht një pyetje për të matur interesin e publikut. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*