Çifti i njohur në bisedime për Big Brother VIP, këto janë detajet e para

Blerta Çelaj dhe Bernard Lazi janë një prej çifteve që kanë marrë jo pak vëmendje muajve të fundit, pas rrugëtimit të tyre online dhe një hapi të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, ku Bernardi i propozoi Blertës gjatë pushimeve në Greqi dhe mori po-në e famshme.

Por planet e çiftit mund të mos kenë përfunduar me kaq.

​Burimet e Prive By LS bëjnë të ditur se Blerta dhe Bernardi janë targetuar për t’u bërë pjesë e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania.

Sipas informacioneve tona, emrat e tyre kanë qenë pjesë e bisedimeve për kastin e sezonit që pritet të nisë.

Edhe pse kanë mbetur ende muaj dhe shumëçka mund të ndryshojë rrugës, mbetet të shihet nëse bisedimet do të konkretizohen dhe dyshja do të hyjë përfundimisht në shtëpi. /Prive By LS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*