‘Pse burri nuk poston me ty’, Vesa i përgjigjet ndjekëses

Vesa Vllasaliu ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku një prej pyetjeve lidhej me partnerin e saj, futbollistin Mirlind Daku.

Çifti prej kohësh është në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa Vesa herë pas here ka ndarë detaje nga jeta e tyre private.

Këtë herë, një ndjekëse e pyeti se përse Daku nuk publikon fotografi me të dhe pse, sipas saj, në rrjete sociale nuk jep shumë shenja se janë bashkë.

“A qaq n’fiksim e paske a? S’ka nevojë me dhënë shenjë se krejt e din”, ishte përgjigjja e Vesës.

Me këtë reagim, ajo la të kuptohet se për të raporti i tyre nuk ka nevojë të dëshmohet përmes postimeve në rrjete sociale./Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*