
Edhe pse janë kurorëzuar prej një viti dhe janë prindër të një vajze, Miresës, romanca mes futbollistit të njohur Mirlind Daku dhe partneres së tij, Vesa Vllasaliu, po përjeton një nga momentet më speciale.
Daku ka vendosur ta befasojë partneren e tij me një unazë fejese mjaft të veçantë, e cila duket se po e çon marrëdhënien e tyre drejt një tjetër hapi të rëndësishëm.
Për këtë krijim unikal, ai i ka besuar Ariana Nilës duke kërkuar katër specifika kryesore, jashtëzakonisht luksoze dhe me përkushtim të madh.
Unaza nuk është aspak e zakonshme, pasi në qendër të saj qëndron një diamant gjigant prej 7 karatësh.
Baza e saj është realizuar në ar të rozë (rose gold), ndërsa i gjithë rrethi është i mbuluar me diamante plotësuese që i japin një pamje plot shkëlqim (bling bling).
Për ta bërë akoma më personale, në strukturën e brendshme janë integruar inicialet “M” të Mirlindit dhe “V” të Vesës.
Çdo detaj është i gravuar tërësisht me dorë (hand-engraved) me teknikën e precizitetit bright-cut, ndërsa mbrojtja e gurit është realizuar me kapëse (prongs) mjaft solide.
Si një detaj ekstra e luksoz, unaza përmban edhe një underhalo (rreth me gurë diamanti i vendosur në bazën poshtë gurit kryesor).
Kjo dhuratë është projektuar për të qenë një unazë heirloom – një xhevahir me vlerë të lartë që kthehet në trashëgimi familjare dhe që nesër mund t’i kalojë vajzës së tyre, Miresës.
Sipas vlerësimeve në tregun e bizhuterive të larta, një unazë e këtyre me përmasa dhe me diamant të këtij kalibri mund të kushtojë me qindra mijëra euro.
Një gjest i tillë mbetet dëshmi e qartë e dashurisë së futbollistit, duke e kthyer këtë dhuratë në një nga veprimet më të përfolura të momentit. /Prive By Liberta Spahiu
@ariananila_jewelry @Vesa Vllasaliu ♬ Whispers from the Abyss – 斯斯决普

Leave a Reply