
Në mbrëmjen e djeshme në Podujevë, DJ Gimbo ka dhënë një spektakël të vërtetë për të gjithë të pranishmit, duke e çuar atmosferën në kulm.
Përveç energjisë në skenë, vëmendjen kryesore e mori një detaj mjaft i veçantë nga jeta e tij private.
Edhe pse e dashura e tij, Selin, nuk ishte e pranishme fizikisht, Gimbo u kujdes që ajo ta përjetonte këtë natë nga afër.
Ai e ka telefonuar atë me video call direkt nga skena, duke ndarë me të atmosferën fantastike të turmës, ndërsa në ato momente po luhej kënga “Tunde moj Selinë”.
Ky moment romantik është kapur nga kamerat e të pranishmëve dhe ka marrë menjëherë xhiron e rrjetit, duke u bërë viral në mediat sociale.
Duket se lidhja e tyre pas daljes nga “Big Brother VIP Albania 5” vetëm sa po forcohet pa drama edhe më shumë.
Kujtojmë se çifti tashmë janë duke bashkëjetuar së bashku në Tiranë. /Prive By Liberta Spahiu
@uzerrr.01a #Djgimbo #podujeva #01 #fyp #albanian ♬ son original – 𝐀'🇦🇱

Leave a Reply