Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale përmes një videoje të publikuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, ku hap një temë mjaft ngacmuese për ndjekësit e saj.
Kaderi ka shprehur hapur kuriozitetin lidhur me meshkujt që zgjedhin të jenë në marrëdhënie me gra më të moshuara dhe me gjendje të mirë ekonomike, apo siç njihen ndryshe “sugar mommies”.
“M’mbyt kurioziteti me ditë për ato meshkuj që shkojnë me sugar mommy qysh ndihen… Se ju meshkujt çdo herë flisni veç për femra, e kësaj here unë po flas për juve… Thjesht jom kurioze me ditë qysh m’ju thirrë juve që shkoni me sugar mommye?”, shprehet ajo në video.
Videoja e saj nuk ka kaluar pa vëmendje, pasi vjen vetëm pak ditë pasi emisioni Prive By LS raportoi se ish-partneri i saj, Lumbardh Salihu, është në një lidhje të re dashurie me një milionere austriake, e cila është 17 vjet më e madhe se ai.
Kjo përputhje kohore ka bërë që rrjeti të “ziejë” nga komentet dhe hipotezat e ndjekësve. Shumë prej tyre po pyesin nëse ky reagim i Kaderit ishte thjesht një pyetje spontane apo një kunjë e drejtpërdrejtë për ish-partnerin e saj.

Leave a Reply