Anëtare e re në familje, Brikena: ‘Emrin ia ka lënë Mateo’

Brikena Selmani ka ndarë me ndjekësit një copëz të ëmbël nga përditshmëria e saj, duke prezantuar anëtaren më të re të familjes.

Bëhet fjalë për një qenushe të vogël, me emrin “Diva”. Në fakt, përzgjedhja e emrit i ka takuar partnerit të saj, Mateos, siç ka zbuluar vetë ajo në Instagram:

“Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”.

Momentin e ka ndarë me një fotografi të Mateos me Divën në krahë, duke treguar se vogëlushja është mirëpritur menjëherë në shtëpi.

Ky është një tjetër detaj nga jeta e çiftit pas një vere me jo pak zhvillime. Brikena dhe Mateo, historia e të cilëve mori tjetër drejtim gjatë “Big Brother VIP Albania 5”, kaluan edhe një periudhë ndarjeje pas përfundimit të formatit, por më pas u rikthyen bashkë.

Vetëm pak ditë më parë, pas qëndrimit të Brikenës në Itali pranë familjes, Mateo e kishte pritur rikthimin e saj në Shqipëri me lule dhe një letër romantike.

E tani, duket se “Diva” është bërë pjesë e kapitullit të tyre të ri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*