
Labinot Rexha po vazhdon një sezon të ngarkuar me dasma e ahengje, por kësaj radhe një video nga puna e tij ka marrë tjetër drejtim.
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4” është shfaqur me një sasi të madhe parash në duar, teksa në mbishkrimin e videos ka thumbuar hapur një pjesë të ish-banorëve me të cilët ndau shtëpinë.
“Ku i keni bre koncertet e dasmat?”, ka shkruar Labi, duke etiketuar disa prej tyre, për të vazhduar më pas: “Më duhet një punëtor se kam mbet pa punëtor, hahahah”.
Në mesin e emrave që Rexha ka etiketuar janë Labi Haxhiu, Klodian Mihaj, Sasa Hoda, Ludo Lee, Toney, Fjolla Morina, Bia Khalifa dhe Suanita, ndërsa në postim ka përfshirë edhe emra të tjerë të lidhur me edicionin.
Duke gjykuar nga mënyra se si është formuluar postimi, duket se nuk bëhet fjalë vetëm për një shaka të rastit. Labi ka zgjedhur pikërisht angazhimet e tij të shumta në dasma dhe paratë e fituara aty për t’ua bërë një “diss” ish-banorëve, me të cilët raportet pas përfundimit të BBVK4 duket se vazhdojnë të kenë ende doza rivaliteti.
E një gjë është e qartë: për Labinot Rexhën, “Big Brotheri” mund të ketë përfunduar, por thumbimet ndaj ish-banorëve jo. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply