Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Lela Seferi, feston sot ditëlindjen.
Për të gjithë ata që ishin kuriozë, Lela mbush sot fiks 26 vjeç.
Bukuroshja, e cila rrëmbeu zemrat e publikut gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ka marrë urime të shumta që në orët e para të ditës nga miqtë, ndjekësit e saj.
Kujtojmë që para se të vinte kjo ditë e veçantë, Lela u kujdes që t’i dhuronte vetes disa ditë të mira pushimi.
Vetëm pak ditë më parë, ajo u pa duke shijuar jugun e Shqipërisë, për t’u relaksuar dhe për të nisur festimet e ditëlindjes para kohe.
Ajo që po zgjon kureshtjen e të gjithëve këtë përvjetor është pikërisht prania e Leos.
Ky vit mbetet një pikëpyetje e madhe, pasi nuk dihet me siguri nëse Lela do e festoj bashkë me të.
Kujtojmë se vitin që lamë pas, për ditëlindjen e saj, dyshja e festuan këtë ditë të veçantë së bashku me disa nga ish-banorët e tjerë të shtëpisë në një atmosferë mjaft të bukur.
Ndërsa sot, gjithçka mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë urim apo festë të përbashkët.
Ne i urojmë asaj edhe 100 vite të lumtura! /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply