Melinda Ademi ka ngjallur interes te fansat pasi publikoi fotografi me Bardhin, duke konfirmuar një bashkëpunim të ri muzikor.
Artistja ndau postimin në rrjetet sociale me mbishkrimin:
“Sjena Mo” ft. @bardhi / 01.07.2026 / Ora 18:00 ”, përcjell Indeksonline.
Me këtë njoftim, Melinda bëri të ditur se kënga e re, e titulluar “Sjena Mo”, do të publikohet, më 1 korrik 2026, në orën 18:00.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Melindës dhe Bardhit, pasi dyshja ka sjell edhe projekte të suksesshme në të kaluarën, duke korrur suksese të shumta.

Leave a Reply