Në makinë me figura publike, zbulohet se çka po “kurdis” Don Xhoni

Reperi nga Drenica Don Xhoni ka “goditur” rrjetin me videot e fundit të shpërndara në TikTok.

Ai shihet në veturën super luksoze me disa figura të njohura publike, si Elijona Binakaj, Vedat Bajrami, Gani Geci, shkruan Indeksonline.

Surpriza ishte pikërisht video me Meriton Mjekiqin ku pas afro 5 vjetësh u ribashkuan sërish.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur që këto pamje do jenë pjesë e albumit të ri të cilin është duke e përgatitur reperi tash e një kohë.

Finalizimi thuajse është gati dhe “bomba” pritet të publikohet së shpejti.

Tashmë mbetet të presim se çka ka përgatitur kësaj radhe në albumin që po pritet me padurim nga fansat e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*