Gjesti feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtari

Sot është një ditë mjaft e veçantë për këngëtarin e njohur Gjesti, i cili feston ditëlindjen e tij të 26-të.

Që në orët e para të mesnatës, rrjetet sociale janë mbushur me urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe dashamirësit e muzikës së tij.

Ndër të parët që i ka uruar suksese dhe paqe në këtë kapitull të ri të jetës ishte miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, DJ Gimbo.

Ndryshe nga tradita ku vetëm ai që feston merr dhurata, Gjesti ka vendosur të shpërblejë fansat e tij besnikë me një dhuratë të madhe.

Sot, fiks në orën 18:00, pritet të lançohet projekti i tij më i ri muzikor i titulluar “SIR”.

Ky EP përmban gjithsej 5 këngë të reja, të cilat premtojnë të sjellin një frymë dhe një “sound” krejtësisht të freskët e të ri në tregun tonë muzikor.

Shumë urime për Gjestin dhe suksese me publikimin e mini-albumit të tij të ri!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*