Gresa ngre akuza mjaft të turpshme dhe banale ndaj Mimoza Ahmetit, rrjeti shpërthen ndaj saj (VIDEO)

Një situatë e pazakontë dhe e cilësuar gjerësisht si e “turpshme” ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së “Ferma VIP”.

Gresa ka ngritur një akuzë tejet banale ndaj shkrimtares së njohur dhe shumë të dashur për publikun, Mimoza Ahmeti, duke pretenduar se kjo e fundit i ka vjedhur buzëkuqin. Po po, e lexuat mirë!

Këtë pretendim Gresa ka zgjedhur ta diskutojë edhe me disa nga banoret e tjera të shtëpisë, përfshirë Sarën, një veprim që është parë si një tentativë për të denigruar figurën e shkrimtares.

Megjithatë, kjo situatë ka prodhuar një efekt bumerang, duke shkaktuar një valë të madhe indinjate jashtë shtëpisë.

Publiku dhe ndjekësit e spektaklit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë qasje, duke i dalë menjëherë në mbrojtje Mozës dhe duke dënuar ashpër sjelljen e vajzave.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer nga komentet kritike dhe ironike ndaj Gresës dhe Sarës, duke i akuzuar ato për ligësi dhe mungesë pjekurie.

Më poshtë janë disa nga reagimet dhe komentet më të forta të ndjekësve në rrjet:

“O pika ju, që i bëni vetë këto veprime dhe akuzoni Mozën! Ngeli Moza për buzëkuqin tuaj. Po aty ka kamera dhe do dilni shumë keq ju këshilli i ndrikullave! Zemërligësia juaj paska arritur kufirin!”

“O Arbana herës tjetër kur t’i fusësh në fermë bëju një test të shëndetit mendor dhe të lëndëve narkotike se s’ka mundësi të jenë kaq të turpshëm. Moza fitore!”.

“Uau moj vajza çfarë bëni se është turp për ju, mos bëni sikur jeni në kopësht dhe ju kanë marrë kukullat shoqet…”

“Ik moj rrugaçe, si nuk të vjen turp ty dhe asaj Sarës që inicion çdo gjë kundra Mozës. Moza si ju bën çdo mëngjes.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*