Aktorja e njohur turke Serenay Sarıkaya është përballur me një situatë të pazakontë gjatë një vizite në restorant.
Teksa po kalonte kohë në lokal, ylli i serialeve turke ka marrë një shënim të papritur nga disa persona që ndodheshin aty.
Përmes mesazhit, ata i kërkonin aktores mundësinë për ta takuar përpara se të largoheshin nga restoranti.
Serenay vendosi ta ndajë këtë moment me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar fotografinë e shënimit që kishte marrë.
Megjithatë, aktorja nuk ka zbuluar se kush qëndronte pas mesazhit dhe as nëse përfundimisht e pranoi kërkesën për takim.
Kjo situatë ka shtuar kuriozitetin rreth personave që dëshironin ta takonin një prej aktoreve më të njohura të Turqisë.


Leave a Reply