Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke ndarë një mesazh që vë në pah rëndësinë e të rinjve në shoqëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka publikuar një video me pamje nga protestat, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Të rinjtë janë e ardhmja”.
Mesazhi i saj vjen në një kohë kur studentë dhe qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, derisa pamjet nga protestat dhe zhvillimet në kryeqytetin shqiptar po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Me këtë mesazh, Bebe ka vënë theksin te rëndësia e brezit të ri dhe roli i tij në përcaktimin e së ardhmes.
Ky është një tjetër reagim nga një emër i njohur i skenës shqiptare, në një periudhë kur protestat kanë marrë vëmendje të madhe publike.
Ndërkohë, protestat në Tiranë janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave prej gome.
Ajo që nisi me kërkesa për kushte më të mira në universitete, mbështetje më të madhe për studentët dhe mundësi punësimi, është zgjeruar edhe në protesta kundër qeverisë, me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Leave a Reply