Juliana Nura ka ndarë një video në Instagram Story nga spitali, ku shihet duke ecur në oborr, teksa është në pritje të lindjes së dy foshnjave të saj, të konceptuara përmes IVF-së.
Në video, Juliana tregon se po përpiqen në çdo mënyrë që lindja të nisë natyrshëm, por foshnjat ende nuk po “vendosin” të dalin, shkruan Indeksonline.
“Jena tu u munu në çdo mënyrë me fillu lindjen natyrale, spo dojnë me dal. Pom doket qeta fmi mu m’paska ngja me kryt e forte”, shprehet ajo me humor.
Juliana ka zgjedhur të bëhet nënë përmes IVF-së dhe po e përjeton këtë shtatzëni të shumëpritur e vetme, pa partner.

Leave a Reply