Këngëtari Ernim Ibrahimi dhe reperi i njohur Mc Kresha kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Malli”.
Kënga është publikuar zyrtarisht me videoklip në kanalin e “SBS Entertainment”.
Prodhimi muzikor i këtij projekti është realizuar nga producenti Çelik Lipa. Ndërkaq, vargjet e tekstit i kanë punuar Mc Kresha, Çelik Lipa dhe Flakron Voca.
Pjesë e veçantë e këtij klipi është protagonishtja kryesore, Elijona Binakaj, ish-finalisja e Big Brother VIP Kosova 4, e cila vjen me një paraqitje mjaft “hot” dhe atraktive në pamjet vizuale të këngës.
Projektin muzikor të plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply