Selin Bollati konfirmon lajmin, së shpejti

Ajo që deri pak kohë më parë qarkullonte si lajm i pakonfirmuar, tashmë është bërë publike nga vetë Selin Bollati. Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” do të jetë pjesë e “Goca dhe Gra” në sezonin e ri.

Konfirmimi ka ardhur këtë të hënë gjatë intervistës së Selin në “Ftesë në 5”, ku ajo ishte e ftuar për të folur për jetën pas përfundimit të reality show-t dhe projektet që e presin. Top Channel konfirmon se Bollati ishte sot e ftuar në programin e Bieta Sulos.

Gjatë bisedës, Selin konfirmoi se së shpejti do ta shohim në rolin e moderatores së “Goca dhe Gra”, duke shënuar kështu një hap të ri në karrierën e saj televizive pas eksperiencës në BBVA.

Emri i saj ishte përfolur prej disa javësh si një prej prurjeve të mundshme të programit, por deri tani mungonte një konfirmim nga vetë Selin. Deklarata në “Ftesë në 5” i jep fund pikëpyetjeve për përfshirjen e saj në format.

Ky do të jetë një ndryshim i rëndësishëm për Bollatin, e cila pas fitores së BBVA 5 ka qëndruar në vëmendjen e publikut. Vetëm sot ajo foli gjithashtu për bashkëjetesën me Gimbon dhe jetën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të jetë paneli i plotë i “Goca dhe Gra” dhe çfarë risish do të sjellë programi në sezonin e ri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*