“S’di qysh me vazhdu pa ty”, motra e Laurentit prek me fjalët për të

Influenceri i njohur Laurent Krasniqi është përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbi jetën tragjikisht një ditë më parë si pasojë e një aksidenti me motor.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka tronditur thellësisht familjarët, miqtë dhe mijëra ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Të prekur nga kjo humbje e madhe, ndjekësit kanë shprehur ngushëllimet e tyre të përzemërta dhe dhimbjen për ikjen e tij të papritur.

Pas ceremonisë së varrimit, motra e Laurentit e ka kujtuar atë përmes një fotografie dhe një shkrimi mjaft prekës në Instagram.

“Oj dashnia e motrës që ma thajte shpirtin, s’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty, vllau jem”, ka shkruar ajo, duke përcjellë dhimbjen e madhe që ka lënë kjo tragjedi në familjen e tyre./Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*