2 minuta e 50 sekonda! Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë? Del videoja e plotë pa ndërhyrje

Pas disa ditësh ku në rrjet kanë qarkulluar vetëm fragmente, tashmë është publikuar një video më e gjatë nga përballja mes Joz Markut dhe Edi Kuçit, duke treguar më shumë nga ajo që ndodhi para dhe gjatë konfliktit.

Materiali zgjat rreth 2 minuta e 50 sekonda dhe një prej detajeve që bie në sy që në fillim është një tabelë trafiku STOP, e cila shihet në duart e njërit prej personave që ndodhet pranë Jozit.

Nga renditja e pamjeve krijohet përshtypja se Edi është ndalur teksa lëvizte me makinë, ndërsa Jozi dhe persona të tjerë ndodhen pranë një automjeti tjetër.

Më pas nis përballja. Jozi dëgjohet duke i kërkuar llogari Edit për deklaratat dhe fyerjet që ky i fundit kishte bërë ndaj tij më herët në rrjetet sociale. Situata përshkallëzohet dhe në një moment Jozi e godet Edin me shuplakë.

Drejt fundit të videos, Jozi i kërkon Edit të ulet në gjunjë. Edi shihet duke u ulur dhe duke kërkuar falje, moment me të cilin përfundon edhe materiali që është bërë publik.

Pamjet e para nga konflikti nisën të qarkullonin më 2 shtator, ndërsa më pas dolën fragmente të tjera të incidentit. Pas publikimit të tyre, Edi reagoi duke shkruar: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre!”, duke pretenduar se ishte përballur i vetëm me një grup personash.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*