“Tash linda një djalë” – Edona James rikthehet në rrjete me humorin e saj

Edona James është rikthyer në qendër të vëmendjes në TikTok, pas një periudhe më të qetë në rrjetet sociale, dhe këtë e ka bërë në stilin e saj karakteristik – me humor dhe batuta.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar një video ku shfaqet me një bebe në krah, ndërsa me shaka u thotë ndjekësve:

“Tash linda një djalë”.

Edona e ka vazhduar batutën duke pretenduar se për muaj të tërë kishte mbajtur të fshehtë “shtatzëninë” dhe se kjo ishte arsyeja pse nuk kishte qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Me humorin që e karakterizon, ajo ka improvizuar më tej rreth “lindjes”, duke bërë një sërë komentesh që kanë nxitur reagime dhe të qeshura te ndjekësit.

Në një moment, Edona bëri edhe një shaka lidhur me ngjyrën e lëkurës së “babait”, ndërsa në fund preku hundën, duke iu referuar me humor besimit për “msyshin”.

Videoja është shpërndarë dhe komentuar menjëherë, duke e rikthyer Edonën te momentet virale për të cilat ajo është bërë e njohur në rrjetet sociale. /Prive By Liberta Spahiu

@edonajames.official #edonajames #blonde #foryou #viralvideos #babylove ♬ Nina Nana – Aida Doci

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*