
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, është kapur nga kamerat e gazetarëve në Alaçatı, ku po shijon pushimet verore krah bashkëshortes së tij, modeles shqiptare, Almeda Abazi.
Gjatë një prononcimi të shkurtër, aktori ka sqaruar arsyet pse prej kohësh është shkëputur nga ekranet televizive dhe cilat janë planet e tij për të ardhmen.
Të pyetur lidhur me preferencat e tij profesionale, Tolgahan theksoi se aktualisht po u jep më shumë rëndësi projekteve digjitale.
“I jap më shumë rëndësi platformave digjitale. Do të dëshiroja shumë që filmat e kinemasë të rikapnin fuqinë e tyre të mëparshme dhe kinemaja të gjallërohej sërish. Ndërsa sa i përket televizionit, prej disa vitesh jam treguar më i distancuar,” u shpreh ai.
I pyetur për arsyet e kësaj distance nga projektet e gjata televizive, aktori pranoi se ritmi i punës e ka konsumuar.
“Lodhja mentale ka bërë të vetën, pasi kam punuar për shumë vite me radhë në ekran. Doja t’i përkushtohesha më shumë punëve kreative, por mbi të gjitha doja të kisha më shumë kohë për fëmijët dhe familjen time,” përfundoi Sayışman.
@gazetemagazin Tolgahan Sayışman, eşi Almeda ile Alaçatı’da görüntülendi. GazeteMagazin’in sorularını yanıtlayan Sayışman, “Televizyona biraz mesafeliyim…” dedi. #tolgahansayışman #kesfet #fyp #magazin #haber

Leave a Reply