Nuk pret shumë, ish-banori i “BBVK”-së po fejohet së shpejti?

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Toney, ka paralajmëruar një episod të veçantë të emisionit të tij “Spicy Show”, ku për herë të parë do të shfaqet në intervistë së bashku me partneren, Ega Islami.

Duke publikuar pamje nga xhirimet, ai ka lënë të kuptohet se dyshja kanë folur hapur për shumë gjëra dhe se kanë edhe një surprizë për publikun.

“E di që e keni prit këtë episod. Edhe pak… del shumë shpejt! Ka shumë sene që i kemi thanë, po edhe kemi diçka të re me ju lajmëru”, ka shkruar Toney.

Nuk dihet ende nëse surpriza që kanë paralajmëruar do të zbulohet pikërisht në emision, por u mësua një detaj i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre.

Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se fejesa është në planet e çiftit dhe se Toney e Ega pritet ta bëjnë këtë hap shumë shpejt.

Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë edhe lajmi që dyshja kanë vendosur ta ndajnë me publikun në episodin e ri të “Spicy Show”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*