Burak Özçivit me gruan rikthehen bashkë në punë, zbulohen pagesat marramendëse

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen po përgatiten për rikthimin në ekran në sezonin e ri televiziv, por këtë herë vëmendjen nuk po e marrin vetëm projektet e tyre.

Mediat turke kanë zbuluar shifrat që pretendohet se dy aktorët e njohur do të përfitojnë për episod, e të ardhurat e çiftit së bashku arrijnë në nivele të jashtëzakonshme.

Sipas raportimeve të fundit, Burak Özçivit pritet të jetë protagonist i serialit “Güneşin Doğduğu Yer”, ku thuhet se do të paguhet 4.5 milionë lira turke për episod. Me kursin aktual, kjo shumë përkthehet në rreth 81 mijë e 600 euro.

Nga ana tjetër, Fahriye Evcen po rikthehet në ekran me serialin “Hamal”, ku do të luajë përkrah Oktay Kaynarca. Për të raportohet një pagesë prej 2.5 milionë lirash turke për episod, ose rreth 45 mijë e 300 euro.

Nëse secili prej tyre realizon nga një episod në javë, të ardhurat e përbashkëta të çiftit arrijnë në 7 milionë lira turke – afërsisht 127 mijë euro në vetëm një javë.

Burak dhe Fahriye janë prej vitesh ndër çiftet më të njohura të showbizit turk. Ata u njohën gjatë punës së përbashkët, ndërsa në vitin 2017 kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë. Çifti janë prindër të dy djemve, Karan dhe Kerem.

Shifrat e raportuara për sezonin e ri i pozicionojnë sërish dy aktorët mes emrave më të paguar të ekranit turk. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*