‘Çka po m’vyn gruaja’, Rasimi tregon pse s’do të martohet më

Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, tiktokeri i njohur Rasim Avdyli u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e pyesin vazhdimisht: “Pse s’po martohesh o Rasim?”. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë, ai ka sqaruar arsyet pse ka vendosur të heqë dorë nga martesa dhe të mos martohet më.

Sipas tij, kohët kanë ndryshuar dhe sot janë gratë ato që kërkojnë burra e jo e kundërta.

Ai tregoi se sa herë që gjërat duken se po shkojnë mirë me dikë, dalin kushte e pengesa të ndryshme:

“Vjen njana, i pëlqej e më thotë ‘jo e pin alkoolin, jo shan’, e tamon bëhet puna mirë, vjen një macë e zezë edhe e prish punen”, është shprehur ai.

Për të ardhmen, ai u shpreh se gjithçka ia lë kismetit dhe Zotit, por kur mendon për përditshmërinë e një martese, e sheh si diçka të panevojshme.

“Kur po mendoj çka po më hyn në punë gruaja: ‘ku dole, çka bëre, me kë fole’…”, tha ai, duke theksuar se preferon lirinë e tij absolute.

Në fund, Rasim Avdyli i dha një mesazh edhe ndjekësve të tij duke i nxitur ta shijojnë jetën sa më shumë. Ai e përmbylli deklaratën e tij prerë: “Shijojeni jetën, se unë nuk jam për t’u martuar, po dua të jem i lirë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*