Kështu po e trajton në pushime, gjesti romantik i Mateos për Brikenën shkrinë zemrat

Brikena Selmani dhe Mateo po i shijojnë ditët e verës më të lumtur se kurrë. Çifti ka ndarë me ndjekësit momente romantike nga pushimet, duke dëshmuar se dashuria mes tyre po bëhet çdo ditë e më e fortë.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani, ka publikuar një kolazh me dy fotografi ku shfaqet pranë Mateos në një ambient veror. Të buzëqeshur dhe të afërt me njëri-tjetrin, ata u komentuan menjëherë nga ndjekësit.

Ajo që mori më shumë vëmendje ishte mbishkrimi i Brikenës, e cila shkroi: “Një lule për lulen”, një dedikim i ëmbël që la të kuptohet se Mateo po e surprizon dhe po e trajton me shumë dashuri gjatë pushimeve, shkruan Kosovarja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*