Prej disa muajsh, Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar për publikun shqiptar.

Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2” ku u shpall edhe fitues, këngëtari fitoi një popullaritet shumë të madh. Mbrëmë ai ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku u shpreh se do të merret me ëndrrën e tij që është muzika.

I pyetur në lidhje me planet për të ardhmen, Luizi u shpreh:

“Në këto momente që po flas them vetëm Zot më ruaj mend e kokës, më mbaj me këmbë në tokë, më ruaj familjen time dhe pasionin që e kam në muzikë me e vazhduar shumë ma fort dhe shumë më lart seç kam pasur mundësi ndonjëherë në jetën time. Sot është rasti, sot e kam mundësinë dhe është e vetmja mënyrë për të qenë afër njerëzve, publikut, me koncerte e evente. Të kem familjen time, të kem terezinë time, shtëpinë time dhe të jem rehat me veten dhe njerëzit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *