Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të BBV, ka ‘zbuluar’ ditën e sotme zyrën e Vëllait të Madh.
Ditën e sotme ai ka postuar një video në rrjetet sociale me fansat që të shohin sesi duket nga brenda zyra e “Vëllait të Madh”, aty ku merreshin vendimet për çfarë bëhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Përmes videos Luizi thotë se duke kërkuar, kishte gjetur një zyrë që i tërhoqi vëmendjen dhe u habit nga ato që gjeti brenda.
Siç shihet edhe në foto, në zyrë janë fotografitë e të gjithë banorëve që ishin pjesë e BBVIP, ku në fotot e tyre ka nga një kryq përveç asaj të Luizit.
“Më në fund u takuan bashkë vëllai i madh me të voglin”, shkruan ai bashkangjitur me videon.
VIDEO: