Mysafiri i veçantë gjatë koncertit, Dardan merr djalin në skenë

Reperi i njohur Dardan ka mbajtur koncertin e tij të radhës në Gjermani, duke e përshkruar këtë mbrëmje si “festa e vitit”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti ka ndarë me ndjekësit atmosferën e krijuar gjatë performancës, e cila këtë herë pati edhe një dimension të veçantë familjar.

Dardani ka marrë në skenë djalin e tij të vogël, Dean, të cilin e mbante në krahë para publikut. Në këtë mënyrë, reperi ndau me të birin një moment të veçantë gjatë koncertit.

Pjesë e performancës ishte edhe bashkëshortja e tij, Hava, me të cilën këndoi së bashku.

Ndërkohë, koncerti nuk u karakterizua vetëm nga muzika. Në prapavijën e skenës u shfaq edhe një pankartë me mbishkrimin “FREE KOSOVA / STOP VIOLENCE”, përmes së cilës u përcoll një mesazh që lidhet me Kosovën dhe thirrjen kundër dhunës.

Kështu, koncerti i radhës i Dardanit në Gjermani solli jo vetëm performancën e tij muzikore, por edhe momente familjare dhe një mesazh të shfaqur para publikut./Prive By LS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*