Riola, vajza e këngëtares Remzie Osmani, ka publikuar në Instastory dy fotografi, një të sajën dhe një të bashkëshortit. Krahas tyre, ajo ka hapur një pyetësor për të marrë mendimin e ndjekësve se cili prej tyre ka dalë më bukur në fotografi.
Riola ka zgjedhur t’ua lërë këtë vlerësim ndjekësve përmes pyetësorit të publikuar në Instagram. Në fund, votat kanë shkuar në favor të saj, shkruan “Kosovarja”.
Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan fotografi dhe momente nga jeta e saj.
Këtë herë, publikimi ishte një mënyrë për të bërë një krahasim të drejtpërdrejtë mes saj dhe bashkëshortit.


Leave a Reply