Noizy sot ndërron prefiks, miqtë e “plakin” për ditëlindje

Noizy feston sot 40 vjetorin e lindjes, ndërsa miqtë e tij kanë gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t’ia kujtuar se këtë vit reperi po ndërron prefiks.

Në festë, mes të tjerëve, shihen edhe Loredana dhe Blerim Destani, por ajo që bie menjëherë në sy janë bluzat e përgatitura enkas për ditëlindjen.

Mbi to është vendosur fotografia e Noizyt, por në një version të plakur, me flokë dhe mjekër të thinjur. Një shaka e miqve për hyrjen e tij në të 40-at, që duket se e ka argëtuar edhe vetë reperin.

Pamjet e publikuara tregojnë një super atmosferë, me Noizyn që po e feston këtë ditëlindje të veçantë pranë njerëzve të tij.

Shumë urime!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*