Brikena dhe Mateo “ndezin” plazhin me puthje e momente të nxehta romantike

Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të reality show-t.

Çifti ka zgjedhur bregdetin për të kaluar disa momente së bashku, duke ndarë me ndjekësit pamje nga pushimet e tyre verore.

Në fotografitë e publikuara, Brikena dhe Mateo shfaqen shumë të afërt, të lumtur dhe më të dashuruar se kurrë. Nuk kanë munguar as puthjet dhe momentet romantike, që tregojnë se romanca e tyre po shkon për mrekulli, shkruan Kosovarja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*