Personazhe të njour publikë kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre krah studentëve, të cilët për rreth një javë kanë dalë në rrugët e Tiranës, duke protestuar dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Së fundmi, një reagim në mbështetje të tyre ka bërë edhe moderatorja e mirënjohur, Luana Vjollca. Në një postim në rrjete sociale, moderatorja shprehet se dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme dhe duhet të ndalojë.
“E papranueshme dhuna ndaj studentëve! Pamje të papranueshme. Më dhemb zemra për çdo fëmijë dhe të ri që përjeton dhunë.”, shkruan ajo.

Leave a Reply