Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka reaguar përmes një postimi në Instagram për protestat që po zhvillohen në Shqipëri.
Ajo ka thënë se zemërimi i qytetarëve nuk është i rastësishëm, duke theksuar se ndoshta ka ardhur koha për një revolucion.
Istrefi ka bërë thirrje për më shumë barazi shoqërore, duke shprehur dëshirën për një shoqëri ku njerëzit mund ta përballojnë jetesën dhe të mos jetojnë në mbijetesë të vazhdueshme, raporton IndeksOnline.
Ajo ka shpresuar që gjithçka të përfundojë për të mirë, pa pasoja të rënda, trauma e shkatërrime, ndërsa postimin e ka përmbyllur me mesazhin: “Pray for ”


Leave a Reply