Gjesti emocionon në Pejë, ajo që bëri për fansin e vogël prek publikun

Një moment plot emocione ka shënuar performancën e Gjestit mbrëmë në Pejë, qytetin e tij të lindjes.

Mes publikut të shumtë, një djalosh – fans i zjarrtë i artistit – tërhoqi vëmendjen me dashurinë dhe emocionet që tregoi për të. Gjesti vendosi ta ftonte në skenë, duke krijuar një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes.

I prekur nga pritja dhe dashuria që mori në qytetin e tij, artisti u shpreh: “Jam shumë krenar me dashurinë që marr.”

Por surpriza për fansin e vogël nuk përfundoi aty. Gjesti hoqi njërin prej byzylykëve të tij dhe ia dhuroi djaloshit si kujtim, përpara se të dy të përqafoheshin mes duartrokitjeve të publikut.

Pamjet e momentit kanë marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë vlerësuar gjestin e artistit ndaj fansit të tij të vogël. /Prive By Liberta Spahiu/

@donesa702 Gjesti is so kind and cute with kids @gjesti #gjesti #sancyclub #peja #pejacity ♬ Originalton – D ❄️

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*