“Edhe shumë të tjera bashkë”, urimi i Gjestit për Gimbon merr vëmendjen

Screenshot

Më 13 gusht, ditën e djeshme DJ Gimbo, festoi 26-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndau një mesazh falënderues për të gjithë mbështetësit e tij, duke shprehur mirënjohjen për rrugëtimin e deritanishëm.

Ai tregoi gjithashtu se këtë ditëlindje po e feston tashmë i kompletuar, pranë partneres së tij Selinës, dhe njerëzve më të dashur.

Kjo ditë u shoqërua me urime të shumta nga miqtë dhe fansat, por ai që tërhoqi vëmendjen ishte urimi i Gjestit.

Në urimin e tij në rrjetet sociale, Gjesti shkroi: “Urime baba ktu! Edhe shumë tjera bashkë, edhe shumë tjera afër familjes, edhe shumë tjera me suksese”.

Urimi i ngrohtë i Gjestit mori vëmendjen e ndjekësve, duke reflektuar raportin e afërt shoqëror dhe profesional mes të dyve.

Screenshot

Gjithashtu një urim publik nuk kishte se si të mungonte as nga Selin, e cila ndau fjalët më të ëmbla në urimin e saj./Prive By Liberta Spahiu/

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*