Albatriti feston 35 vite jetë, Egzona me urim të veçantë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Albatrit Muqiqi, feston sot 35-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, artistit nuk i kanë munguar urimet e shumta nga fansat, kolegët dhe njerëzit e tij më të afërt.

Ndër urimet më speciale pa dyshim që është ai i bashkëshortes së tij, Egzona Muqiqi.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë një foto mjaft romantike krah këngëtarit, ajo i ka dedikuar fjalët e ëmbla: “Urime ditëlindjen zemra jem! Të Dua”.

Albatrit Muqiqi numëron tashmë dekada karrierë të suksesshme në skenën muzikore shqiptare, duke mbetur një nga emrat më të pëlqyer të estradës.

Edhe gjatë këtij sezoni veror, ai po kalon një periudhë mjaft të ngjeshur me punë, i angazhuar çdo mbrëmje në dasma, ahengje familjare dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Shumë urime! /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*