
Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me energji dhe muzikë të mirë në Zone Club, ku DJ Gimbo dhuroi një performancë elektrizuese për të gjithë të pranishmit. Mirëpo, vëmendjen kryesore e mori mbështetja e veçantë që ai mori nga njerëzit e tij më të afërt.
Për ta shoqëruar dhe për të shijuar natën pranë tij ishin miqtë e tij nga përvoja e përbashkët në Big Brother VIP Albania — Shendriti, Egi, Xhodi — si dhe partnerja e tij, Selin Bollati.
Gjatë gjithë natës, grupi nuk hezitoi të ndante me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga atmosfera që u krijua gjatë performancës si DJ të Gimbos.
Megjithatë, momentet nuk përfunduan brenda klubit. Teksa po ktheheshin nga “Zone”, Shendriti, i cili ndodhej në të njëjtën makinë me DJ Gimbon, ka ndarë një video mjaft komike në Instagram Story. Në makinën paralelisht me ta ndodhej partnerja e Gimbos, Selin, së bashku me dy ish-banoret e tjera, Egin dhe Xhodin.
Me humorin që e karakterizon, Shendriti e shoqëroi videon me mbishkrimin e natyrshëm e të qeshur: “U kapa mat nga shoqja ime por Gimbua vendosi ta shtypi basin”, duke treguar edhe një herë kiminë e mirë dhe raportet e ngrohta që ruajnë me njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të formatit./PrivebyLS/

Leave a Reply