
Influencuesja e njohur Elijona Binakaj, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga nata e dytë e Sunny Hill Festival, ku u shfaq krah partnerit të saj, Klodit.
Në postimin e publikuar në Instagram, çifti pozon i buzëqeshur dhe shumë i afërt, ndërsa Elijona kishte zgjedhur një veshje ngjyrë kafe me detaje shkëlqyese, të kombinuar me çizme të zeza, ndërsa Klodi u paraqit me një stil modern në të njëjtat nuanca, shkruan Indeksonline.
Krahas fotografive, ajo shkroi shkurt: “sunnyhillfestival day 2 ”
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente vetëm pak minuta pas publikimit, me ndjekësit që kanë komplimentuar çiftin për paraqitjen dhe stilin e tyre në festival.


Leave a Reply