Ronela Hajati shokon rrjetin me ndryshimin drastik: Sa peshë ka humbur?

Ronela Hajati është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një projekt muzikor, por për ndryshimin e saj të dukshëm fizik.

Këngëtarja ka publikuar mbrëmjen e kaluar disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet duke shijuar ditët pranë detit. Pamjet janë komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re transformimin e saj dhe linjat dukshëm më të holla.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar reagimet, me shumë ndjekës që pyesin se sa peshë ka humbur artistja, ndërsa të tjerë e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj.

Ndryshimi i Ronelës është bërë menjëherë objekt diskutimi edhe në portale dhe platforma sociale, duke e kthyer atë në një nga emrat më të komentuar të ditës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*